Veseli me bashkëshorten bëjnë Bajram në BIK

Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku po bëhen pritjet me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Nga BIK-u Veseli uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festë.

“Uroj që kjo festë t’i gjej familjet e tyre edhe më mië edhe më të bashkuara. Ta gjejë kombin tonë me afër njëri tjetrit e ta largojmë mendjen e keqe për njëri-tjetrin. Në këtë festë sakrifice më së shumti t’i kujtojme ata që kanë qenë të gatshëm të flijojnë jetën e tyre për liri”, ka thënë Veseli.