Veseli merr ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar, raporton Gazeta Evropa.
Lajmin e ka bërë të ditur Veseli nëpërmjet një konference për media.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar me 4 dhjetor në Hagë”, ka thënë Veseli.

“Jam krenar që I jam përgjigjur thirrjes së atëdheut për lirinë e kombit tim”, ka thënë Veseli.

Loading...