Veseli: Qeveria Hoti do të kollapsojë shpejt, PDK do zgjedhje, Kurti e dëmtoi Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, tha sonte se ky subjekt nuk e votoi qeverinë Hoti pasi sipas tij edhe kjo njejtë si qeveria Kurti do të jetë qeveri e mashtrimit.

Në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovë, Veseli e akuzoi tashmë ish kryeministrin Albin Kurtin për mashtrime të mëdha që iu ka bërë qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria Kurti nuk e mbajti asnjë premtim të fushatës. Ai vetëm foli me terme populiste. Foli për gjakderdhje financiare sapo erdhi në qeveri, por verimet e tij për shkarkimet e bordeve pa përfillur asnjë procedurë e pa përfillur ligjet do ti shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës”, tha Veseli.

Sipas tij, buxheti rrezikon të paguaj milion euro dëme për shkak të vendimeve të kundërligjshme të Albin Kurtit.

“Qeveria nuk ka pas nevoje të marrë masa për t’ia shkëputur kontratën Contur Globalit që pritet ti kushtoj Kosovës 20 milion euro”, pohoi Veseli.

Ai tha se nuk ka fare nga qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“ Këta janë vazhdimësi e asaj që u quajt qeveri e shpresës. Mendoj që Kosova është vonuar në masat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kjo qeveri nuk do të mund të bëjë pothuajse asgjë. Kam shpresa të vogla se do të mund të bëjë diçka për më shumë pres që kjo qeveri do të kollapsoj shumë shpejt. PDK do të punoj që vendi sa më shpejt të shkoj në zgjedhje”, tha kreu i PDK-së.

Comments are closed.