Veseli vizitoi xhaminë më të vjetër në Ballkan

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Xhaminë e Mlikës në Dragash, e ndërtuar në 1289, e cila konsiderohet nga studiuesit si xhamia e parë në Ballkan, njofton Gazeta Evropa.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si kjo xhami.

“Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami. Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë”, ka shkruar Veseli.

/Gazeta Evropa/