Vijnë reagimet e para të shqiptarëve që jetonë në Amerikë, pasi Kurti bëri thirrje të votojnë për Biden

Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, i cili jeton në Amerikë, ka reguar pasi lideri i VV-së, Albin Kurti, iu bëri thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet presidenciale, të votojnë për Joe Biden.

Lushi ka thënë se afër një milion shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojnë, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë:

Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.

Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.

Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë.

Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!

Comments are closed.