Viti hebraik i bën bashkë Hotin, Thaçin, Kurtin e Osmanin

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin. Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.

Në ngjarjen e organizuar për nder të vitit të ri hebraik, ku po pritet një mesazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë mbledhur gjithë liderët politikë të vendit.

Në ulëset e para të sallës janë ulur rend kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaci, afër tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e krah saj edhe ish-kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të ketë videomesazh nga kryeministri Netanyahu, e madje edhe një lidhje direkte e tij në Prishtinë, por kjo nuk është konfirmuar.

Comments are closed.