Vitia: Ka qenë i nevojshëm shkarkimi i bordit të SHSKUK-së në kohën kur po përballemi me pandemi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se shkarkimi i bordit të SHSKUK-së dhe formimi i një bordi të ri ka qenë i nevojshëm.

Vitia përmes një konference online për media, ka thënë se në kohën kur vendi po përballet me pandeminë, është i domosdoshëm një bord funksional që i kontribuon situatës.

Ministri theksoi se secila Qeveri ka një program politik që duhet ta shtyjë përpara.

”Secila qeveri ka një program politik, që duhet ta shtyjë përpara dhe kjo është edhe arsyeja pse ligjet janë formuluar në mënyrë të tillë që në vende dhe institucione të tilla të rëndësishme.

“Si SHSKUK këto programe politike të shtyhen përpara përmes përfaqësuesve politikë që vijnë nga MSH dhe kjo ka qenë arsyeja që konform legjislacionit në fuqi kam marrë vendimin për të cilin jeni të njoftuar”, ka thënë ministri Vitia

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Comments are closed.