Vjedhje me revole dhe sëpatë në një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur, njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe po vazhdon të hetohet.

Comments are closed.