Vlora Çitaku thotë se ju mbushën sytë me lot, për suksesin e kësaj vajze nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka thënë se i janë mbushur sytë me lot, kur e ka kuptuar se Arelena Shala, nga Kosova, është përzgjedhur në Komandante e Regjimentit në Akademinë West Point, shkruan Gazeta Evropa.

“Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj, në “Facebook”.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.
Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.
Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.
E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur në Komandante e Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!