Volkswagen paralajmëron GOLF 8

Volkswagen, ka publikuar një fotografi reklamuese, përmes së cilës ka paralajmëruar modelin e shumëpritur, gjeneratën e tetë të Golf-it.

VW prezantimin zyrtar do ta bëjë më 24 tetor, me moton “Life Happens with a Golf” “Jeta bëhet me Golf”, në Wolfsburg, Gjermani.

Golfi i ri do të jetë “lider trendi” kur të dalë në shitje në dhjetor, ka paralajmlëruar VW.

Skicat zyrtare zbuluan se Golfi i ri do të jetë më i madh se modeli paraardhës, e falë kësaj do të ketë hapësirë më shumë për pasagjerët.

Interieri i Golfit do të ketë një ndryshim drastik në dizajn, që nga tabela e instrumenteve, ekranit e deri te timoni.

Golf 8 do të dalë në shitje me çmim fillestar prej rreth 18 mijë e 500 eurosh.

Loading...