‘Volvo’-ja që po konsiderohet si një ndër veturat më të sigurta në botë

‘Volvo’ do futet në segmentin e veturave elektrike së shpejti, me një prodhim që po konsiderohet si makinat më të sigurta ndonjëherë.

Volvo ka konfirmuar se ‘XC40’ elektrik do të debutojë muajin tjetër. Dhe përkundër mungesës së një motori me djegie, Volvo pretendon se do të jetë një nga makinat më të sigurta në rrugë, njofton ‘CarBuzz’, transmeton lajmi.net.

“Pavarësisht asaj që drejton makinë përpara, qoftë motor elektrik apo me djegie, prioritet i Volvo-së është që prodhimet e saj të jena të sigurta,” tha Malin Ekholm, shef i sigurisë së Volvo.

“XC40, plotësisht elektrik, do të jetë një nga veturat më të sigurta që kemi ndërtuar ndonjëherë”, deklaroi tutje Ekholm.
Për të mbajtur pasagjerët të sigurt dhe baterinë në takt në rast të përplasjes, Volvo ka zhvilluar gjithashtu një strukturë të re të sigurisë për pasagjerët dhe baterinë.

Bateria mbrohet nga një kuti sigurie që përmban një kornizë prej alumini të ekstruduar dhe është ngulitur në mes të strukturës së trupit të automjetit. Vendosja e baterisë në shtrat të veturës gjithashtu ulë qendrën e gravitetit të makinës, duke ofruar mbrojtje më të mirë kundrejt kthesave.

Struktura e trupit të automjetit gjithashtu është përforcuar, ashtu si edhe pjesa e pasme, duke rezultuar në një shpërndarje më efektive të forcave të përplasjes larg nga kabina në rast të ndonjë aksidenti, duke zvogëluar rrezikun e lëndimeve.

Teknologjia e re e sigurisë do të debutojë gjithashtu në XC40 elektrike, duke përfshirë një platformë të re të sensorëve të avancuar të ndihmës për shoferin, i cili përmban një grup radarësh, kamerash, dhe sensorë ultrasonik, së bashku me softuer, të zhvilluar nga Zenuity.
‘XC40’ do bëjë paraqitjen publike për herë të parë më 16 tetor.