VV e LDK këto ditë vendosin për tarifën 100 %

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar sot se konkretizimi i marrëveshjes së LDK-së dhe VV-së për çështjen e tarifës 100%, është çështje ditësh.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë se brenda dy, apo tre ditëve të ardhshme, do të zhvillohet takim koordinues mes VV-së dhe LDK-së, për të marrë hapat e mëtejshëm rreth tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe, njofton Gazeta Evropa.

“Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për të zhvilluar takim. Siç e kam potencuar, këtë përgjigjie s’po e jap në emër të Kuvendit, por si partner i koalicionit qeverisës, sepse ajo ështje çështje e Qeverisë së Kosovës dhe dy partive që janë pjesë e asaj qeverie”, është shprehur Osmani.

Largimin e tarifës ndaj produkteve serbe, po e kërkojnë vendet mike, veçanarisht SHBA-të.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se me në vend të tarifës, me Serbinë do të aplikohet reciprociteti. /Gazeta Evropa/

Comments are closed.