VV-ja refuzon ofertën e LDK-së, befason Mustafa me qëndrimin e tij

Isa Mustafa është deklaruar lidhur me letrën që Lëvizja Vetëvendosje ia dërgoi, nëpërmjet së cilës refuzoi zyrtarisht propozimin që LDK-ja ia ka bërë dje.

Këtë letër, Mustafa nuk e ka konsideruar zyrtare.

“Nuk e konsideroj këtë zyrtare dhe që është përgjigje zyrtare. Është një letër, kështu me cilësime që nuk janë shumë zyrtare”.
Ajo që mund t’ju them është që jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces, të gjejmë rrugë për marrëveshje, në mënyrë që të themelohen institucionet dhe të mos vazhdojë akoma kjo agoni”, ka thënë Mustafa.

Në komunikimin e shkurtër që pati për media, Mustafa kërkoi nga Vetëvendosje që të japë kondtibutin e saj për arritjen e marrëveshjes.

Ndër të tjera ai pohoi se ka komunikim direkt me kreun e VV-së, Albin Kurti.

“Komunikim gjithmonë kam pasur direkt. Gjithmonë shkruhemi dhe komunikojmë lidhur me mbajtjen e takimeve dhe ne nuk mund t’i instruktojmë se si do të komunikojnë ata”, ka thënë Mustafa.