VV kërkon që Kuvendi i Kosovës të diskutojë sot për Telekomin e Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të diskutojë sot për Telekomin e Kosovës ShA, raporton Gazeta Evropa.

“Znj. Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile. Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.