VV po të kishte vullnet, do propozonte Murat Jasharin kur iu kërkua emri i mandatarit nga Thaçi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani, po e keqpërdorin pa shije
emrin e Familjes Jashari.

Sot, VV-ja doli me ide se Murat Jashari mund të ishte kryeministër i një qeverie tranzitore, raporton Gazeta Evropa.

“Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Befasi pas befasie nga Vetëvendosja! Pesë para dymbëdhjetëve, me ide të mëdha. Kur ishte mundësia që Baca Adem të zgjidhej President, Albini që bëri emër nën hijen e tij, heshti.

Nesër pritet të zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi, besa edhe Vjosës. Keqpërdorin pa shije, emrin e Familjes Jashari.

Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!

Comments are closed.