Werder Bremen gati ta shes Milot Rashicën, ia cakton edhe çmimin

Milot Rashica vazhdon me formën fenomenale në kampionatin gjerman.

Rëndësia e tij te skuadra e Werderit është e padiskutueshme, derisa këtë tashmë e kanë kuptuar edhe drejtuesit e klubit, shkruan GazetaBlic.

Pas një dëmtimi në kofshë ai mungoi për një kohë, por me rikthim në fund të shtatorit, ai tregoi kualitetet e tij.

Në nëntë ndeshje, ai realizoi plotë shtatë gola, duke treguar se meriton më shumë.

Klubi gjerman tashmë e ka vlerësuar me rreth 40-50 milionë euro kosovarin, derisa mbetet të shihet nëse qysh në Janar do ta paguajë dikush.