Wesley Clark i “çon” mesazh të qartë Serbisë

Wesley Clark, ish-komandanti i NATO-së që kishte udhëhequr operacionin e bombardimeve ndaj caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se ‘Serbia duhet të drejtohet kah Perëndimi’.

Ai ka thënë se po ashtu, është në të mirën e Serbisë që të punojë për anëtarësim në NATO.

“E kuptoj se nuk është e lehtë për Serbinë por kjo do të ishte në interesin e saj, të kthehet kah Perëndimi. Integrimi në Perëndim do t’i sjelltë Serbisë një stabilitet më të madh ekonomik, politik e diplomatik. Serbia është e njohur që i ka dhënë shumë shkencës, duke filluar me Nikola Teslën. Perëndimi dëshiron sa më shumë njerëz të tillë”, ka thënë Clark, në një intervistë që e transmetojnë mediat serbe, përcjell Periskopi.

Clark ka thënë se ‘mirëkupton hezitimin e opinionit në Serbi lidhur me NATO-në”, por se ‘bashkëpunimi dhe anëtarësimi në NATO do t’i sjellte shumë përfitime Serbisë’.

Ndryshe, gjenerali Clark ka udhëhequr operacionin e NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë. Ai është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, me Medaljen Presidenciale Jublilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës’.

Comments are closed.