“WOLF METAL” SH.P.K. me nisjen e parafabrikimit të mureve të shtëpive nga druri, do të gjenerojë vende të reja të punës në Istog

“WOLF METAL” SH.P.K. së shpejti do të nis punën në parafabrikimin e mureve të shtëpive nga druri, me prodhime të gatshme për tregun vendor dhe ndërkombëtar, raporton Gazeta Evropa.

Sot në mes të kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe shefit të “WOLF METAL” SH.P.K, Ukë Blakaj, është nënshkuar marrëveshja për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (30 vite) pronën e paluajtshme të komunës me negocim, në Zonën Kadastrale në Sinajë.

Njoftimi i plotë i komunës:

Kryetari i Komunës Haki Rugova, me qëllim të zhvillimit ekonomik, sot ka nënshkruar kontratën me investitorin “WOLF METAL” SH.P.K. për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (30 vite) pronën e paluajtshme të komunës me negocim, në Zonën Kadastrale në Sinajë.

Investitori aktivitet kryesor do të ketë parafabrikimin e mureve të shtëpive nga druri, me prodhime të gatshme për tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë. Nga ky investim do të gjenerohen vende të reja të punës në Komunën e Istogut.

Comments are closed.