Xhavit Haliti: Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaron se Kosova duket të merrë pjesë në Samitin e Pragës, njofton Gazeta Evropa.

Njëkohësisht, Haliti mospjesëmarrjen e shtetit në Kosovës në këtë samit e ka vlerësuar si lëshim terreni në dobi të Serbisë.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kjo deklaratë e Halitit vjen pas raportimit të mediave se kryeministri në dorëheqje, Haradinaj, ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Pragës.

Postimi i plotë i Halitit:

Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Shteti i Kosovës nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, ku krahas Grupit të Vishegradit, të cilin e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.

Tërheqje e Kosovës nga skena ndërkombëtare paraqet lëshim terreni ndaj Serbisë.
Shteti i Çekisë e ka njohur shtetin e Kosovës më 21 maj 2008 dhe kjo njohje, pavarësisht deklaratave individuale, vazhdon të mbetet e vlerëshme.