Xhavit Haliti kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit, raporton Gazeta “Evropa”.

“Çdo përpjekje për të ndërtuar hidrocentrale në këtë pjesë, përmes të cilëve do të dëmtohet ambienti, do të kundërshtohet fuqishëm nëpërmjet rrugëve institucionale”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Para disa ditësh ministri i MTI-së, Endrit Shala, ka paralajmëruar se njo kompani i ka plotësuar kushtet për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Postimi i plotë i Halitit:

Shpreh shqetësimin tim të thellë dhe njëkohësisht edhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës për mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit, gjë që bie në kundërshtim edhe me Planin e Zhvillimit Komunal, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Pejës.

Çdo përpjekje për të ndërtuar hidrocentrale në këtë pjesë, përmes të cilëve do të dëmtohet ambienti, do të kundërshtohet fuqishëm nëpërmjet rrugëve institucionale.

Lumbardhi i Pejës është pasuri natyrore shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe fokusimi ynë, qoftë nga niveli qendrorë, qoftë nga ai lokal, duhet të jetë në krijimin e strategjive për ta zhvilluar këtë pjesë dhe asnjëherë për ta dëmtuar përmes ndërtimit të hidrocentraleve nga kushdo qoftë.

Comments are closed.