Xhavit Haliti tregon për herë të parë se çfarë i kishte lënë në Tiranë, Bekim Berisha- Abeja, para se të hynte në Kosovë për luftuar

Një nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, për herë të parë ka treguar se Bekim Berisha- Abeja, para se të nisej për në luftë në Kosovë, ia kishte lënë letërnjoftimin në Tiranë, shkruan Gazeta Evropa.

“Mbrëmë, duke shfletuar materiale të ndryshme nga lufta e UÇK-së, hasa në letërnjoftimin që Abeja, njëri nga djemtë më të veçantë të Kosovës, luftëtar dhe strateg nga më të dalluarit në radhët e UÇK-së, ma la në Tiranë dhe u nis për në Kosovë, për t’i dhënë një hov të ri luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haliti, në llogarinë e tij, në Facebook.

Postimi i plotë i Halitit:

Të shtunën që iku, Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zerka dhe Permet Vula e kishin 21 vjetorin e rënies heroike në përballje me forcat serbe në Junik.
Mbrëmë, duke shfletuar materiale të ndryshme nga lufta e UÇK-së, hasa në letërnjoftimin që Abeja, njëri nga djemtë më të veçantë të Kosovës, luftëtar dhe strateg nga më të dalluarit në radhët e UÇK-së, ma la në Tiranë dhe u nis për në Kosovë, për t’i dhënë një hov të ri luftës sonë çlirimtare.
Të rrallë janë njerëzit, përkatësisht luftëtarët e lirisë, si Bekim Berisha- Abeja, që kam pasur rastin t‘i takoj.