Zbulohet strategjia e Realit për ta blerë Mbappe

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka dalë me një plan për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe në vitin 2021 – kur ai do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Sipas AS, Perez pritet që të përdorë taktikën e njëjtë me atë të Eden Hazard për ta marrë atë nga Stamford Bridge, transmeton Klan Kosova.

Ai ka pritur që Hazard të mbetet në 12 muajt e fundit të kontratës, para se ta bindë Chelsean që ta shesë atë në vend se ta humb pa fituar asgjë prej tij.

Kontrata aktuale e Mbappe skadon më 2022 dhe nëse Real Madrid do të planifikon të pres deri në verën e 2021, PSG do të kërkojë 150 milionë euro së paku.

Në krahasim me çmimin e kërkuar për të në të kaluarën kjo vlerë do të ishte shumë e arsyeshme.

Comments are closed.