Zemaj jep lajmin e mirë për punëtorët shëndetësor që përfitojnë nga pakoja fiskale emergjente

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19, raporton Gazeta Evropa.

Kjo kategori, sikurse edhe disa të tjera janë stimuluar edhe për muajin prill me nga 300 euro.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) sot kam nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personelit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

#bashkëmëtëfuqishëm
#QeveriaHoti

Comments are closed.