Zemaj s’ka përgjigje, e bartë përgjegjësinë tek Hoti për hapjen e një qendre testimi në Veri nga Serbia

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka deklaruar dje se Serbia së shpejti do ta hap një qendër testimi për COVID-19 edhe në Mitrovicën e Veriut.

Brnabic ka zbuluar nëntë lokacione të mundshme për laboratorë të reja ku do të kryhen testimet PCR për COVID-19 në Serbi, e ku në mesin e këtyre nëntë lokacioneve përfshihet edhe veriu i Mitrovicës, diçka që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

I pyetur sot nga gazetarët, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo është një çështje e qeverisë së cilës edhe ai i takon.

Zemaj po thotë se për këtë çështje duhet të përgjigjet kryeministri, e nëse vet do të ishte në këtë pozitë do të fliste ndryshe.

Por, as kryeministri e as zëvendësit e tij që ka nuk e kanë dhënë as edhe një fjalë të vetme për hapjen e një qendre testimi nga ana e Serbisë në Veri.

Koalicioni LDK-AAK po gjendet në momente tensioni e përplasje, kjo për shkak të dialogut me Serbinë, emërimin e Skender Hyseni si koordinator dhe injorimi i kryeministri Avdullah Hoti ndaj njerëzve e ministrave të Ramush Haradinajt që i ka deleguar në këtë qeveri.

Comments are closed.