Zëvendësministri Jupa nënshkroi memorandum bashkëpunimi me ministren e Digjitalizimit dhe Çështjeve Ekonomike të Austrisë, Elisabeth Udolf-Strobl

Në Vjenë të Austrisë u organizua takimi i 4-të i Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik në mes të Republikës Federale të Austrisë dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministren e Digjitalizimit dhe Çështjeve Ekonomike të Austrisë, Elisabeth Udolf-Strobl, raporton Gazeta Evropa.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri Jupa nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jupës:

Republika e Austrisë edhe më tutje do të jetë e përkushtuar dhe e gatshme për t’i ndihmuar intitucionet e Kosovës.

Në Vjenë të Austrisë u organizua takimi i 4-të i Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik në mes të Republikës Federale të Austrisë dhe Republikës së Kosovës, ku në emër të Ministrisë që përfaqësoj kam nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministren e Digjitalizimit dhe Çështjeve Ekonomike të Austrisë Elisabeth Udolf-Strobl.

Gjatë këtij takimi ne shprehem falënderimet dhe mirënjohje të veçanta për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në të gjitha fushat, dhe në të njëjtën kohë u kërkua përkrahje edhe në të ardhmen nga shteti austriak në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e turizmit, shërbimeve të TIK dhe fushave tjera, me potencial zhvillimi si digjitalizimi, energjia e ripërtëritshme…etj.

Gjithashtu, u kërkua që shteti austriak të avokojë fuqishëm në instancat vendim-marrëse në BE për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, duke potencuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkan pa liri të lëvizjes në vendet e BE-së.

Falë punës dhe përkushtimit të institucioneve gjithnjë e më shumë po krijojen kushte më të mira për investitorët e huaj, të cilët dëshirojnë të investojnë në vendin tonë.