Zyrtare: Konfirmohet data, se kur do të zhvillohet meçi midis Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevit

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar datën se kur do të ndeshet me Anthony Joshua.

“S’ka kthim mbrapa, s’ka zvarritje! Kubrat Pulevi vs Anthony Joshuas! Data është 12 dhjetori dhe vendi është në Londër”, u shpreh “Kobra”, transmeton Indeksonline.

Te dyja palët tashmë kanë nënshkruar kontratë dhe ndeshja, do të zhvillohet.
Ky meç ishte parashikuar të zhvillohej më 20 qershor, por për shkak të koronavirusit u shty.

Comments are closed.