ZYRTARE: Valon Berisha kalon në Bundesligën e Gjermanisë

Valon Berisha ka kaluar te Fortuna Dusseldorf

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Lazio shkaku i hapësirave të pakta dhe tani është huazuar në Bundesligë te Dusseldorf, shkruan Reporteri.net

Berisha do të qëndrojë në huazim deri në fund të sezonit, por klubi gjerman më pas ka të drejt edhe opsionin e blerjes.

Tani, Berisha pritet që të luajë më shumë dhe ky është lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës që në mars luan play-offin e Ligës së Kombeve.

Comments are closed.