Zyrtari VV-së del kundër Sveçlës, kërkon falje të namazit në sheshe dhe stadiume

Zyrtati i Vetëvendosjes!, Arbër Vokrri, që është asamblist i VV-së në Komunën e Prishtinës, e ka demantuar u.d ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për faljen e namazit që u bë dje në sheshin e Prishtinës.

Vokrri ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, se organizatorët e atij aktiviteti ishin mbështetës të VV-së.

Ai ka kërkuar që aktivitete të tilla të bëhen edhe në stadiume.

Postimi i plotë i Arbër Vokrrit:

Publikja, përfshirë edhe sheshet, është e të gjithëve. Aktivitetet paqësore e legale e pasurojnë jetën qytetare sidomos në një rregullim liberal.

Performimi i ritit fetar musliman sot në shesh nuk ka kuptim të qortohet përnga e drejta për ta realizuar, në kuptimin legal. Nuk ishte as akt politik në sensin e zakonshëm të fjalës. Por gjeneroi frustrim e keqkuptime.

Për qartësim:

– organizatorët nuk ishin njerëz të nxitur nga një profesor i apostrofuar i UP-s. Në fakt ishin kritikë të tij, e plot nga ta madje mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje!
– Nuk ishte protestë, por veprim për të dëshmuar se namazi i përbashkët ka mundësi të praktikohet edhe në kushte pandemie, nëse organizohet si duhet
– Nuk është VV ajo që kërkon të mos shfrytëzohen xhamitë, por është BIKu që nuk po ka kapacitet për menaxhim të situatës sipas kërkesave të IKSHP-së.

Comments are closed.